AktualitetPolitikëTë fundit

Mandati i Tiranës, Lapaj ankimon vendimin e Celibashit ne KAS

Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

KQZ vendosi që mandatin në koalicionin e Nismës Shqipëria Bëhet ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin.

Në kërkesën e tij, Lapaj  pretendon se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkon të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, përfshirë Kleana Xhuvelin.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com