AktualitetTë fundit

Humb jetën në det turistja 42-vjeçare nga Çekia

Një turiste 42-vjeçare nga Çekia raportohet se është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavajë.

Siç bëhet me dije, turistja K.K. është mbytur aksidentalisht rreth orës 16:00, teksa po vijohet me punën e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në plazhin e Qerretit, Kavajë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja K. K., 42 vjeçe, banuese në Çeki.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com