AktualitetTë fundit

Rrezikoi jetën e banorëve: Arrestohet 39-vjeçari në Dropull për zjarrvënie

Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kakavijë, në Dropull.

Sipas policisë gjatë punës me troko, ndezi zjarr që rrezikoi jetën e banorëve, si dhe dogji 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në fshatin Kakavije kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat”, njoftoi policia.

Policia bëri të ditur se “nga këto veprime rezultoi se 39-vjeçari, gjatë punës në banesën e tij, me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili i favorizuar nga era e fortë, ka rrezikuar jetën e banorëve në fshatin Kakavije, si dhe ka djegur 4 banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore”.

Banorët u evakuan nga shërbimet e Policisë, ndërsa zjarri u shua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të Zjarrfikëses, Policisë së Shtetit, FRONTEX-it dhe Forcave të Armatosura, të asistuara nga helikopterë të autoriteteve greke.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com