Luftë me flakët në Dishnicë – mbi 60 forca në terren, ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit
Zjarri është aktiv që nga ora 05:00, dhe strukturat përkatëse po punojnë pa ndërprerje për hapjen e korridoreve mbrojtëse, në mënyrë që flakët të mos përhapen në drejtim të zonës së Çardhakut.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në zona pyjore.
Fraksion.com

