AktualitetPolitikëTë fundit

“Hapësirat publike”, Rama: Në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin

Në rrugë dhe lagje të ndryshme në kryeqytet, por edhe në bashkitë e tjera të vendit, po zhvillohet aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga çmontimi, prej vetë bizneseve, i strukturave që cenonin hapësirat publike në zonën e Freskut.

“Edhe tek Fresku në Tiranë rikthehet ajri për komunitetin”, u shpreh Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com