AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Franca është shteti më me ndikim i BE-së deri më tani që njeh shtetin palestinez

Kryeministri belg,   Bart de Wever tha së fundmi se nuk e shihte njohjen e një shteti palestinez si një hap të arsyeshëm.

Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pjesë e G7, Franca mban një peshë të konsiderueshme diplomatike në Lindjen e Mesme, shumë më tepër se vendet e tjera të BE-së që tashmë kanë njohur një shtet palestinez.

Fuqia tjetër e madhe perëndimore e BE-së, Gjermania, beson se njohja duhet të vijë vetëm në fund të negociatave të paqes me Izraelin për një zgjidhje me dy shtete.

Suedia, Spanja, Irlanda dhe Sllovenia janë deri më tani të vetmet shtete anëtare të BE-së që e kanë bërë këtë veprim ndërsa ishin pjesë e BE-së, kështu që njoftimi i Presidentit Macron është i rëndësishëm. Disa shtete të tjera evropiane e bënë këtë në vitet 1980, përfshirë Poloninë dhe Hungarinë gjatë epokës komuniste.

Belgjika, e cila ka qenë një nga kritikët më të zjarrtë të Izraelit në Evropë gjatë luftës me Hamasin, po e shqyrton çështjen dhe thuhet se do të marrë një vendim në fillim të shtatorit.

Kryeministri belg Bart De Wever tha në maj se ai personalisht nuk mendonte se ishte një hap i arsyeshëm pasi do të thoshte njohja e një shteti kur “nuk mund të thuash se cilët janë kufijtë e tij, kush është autoriteti dhe për këtë arsye me kë të flasësh si partner”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com