Avokatët e Veliajt kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve: Cilat ishin procedurat që u ndoqën për trajtimin mjekësor?
Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital.
Avokatët i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e klientit të tij në një vizitë mjekësore më 17 Korrik 2025.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës prej datës 12 Shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim të nevojshëm shëndetësor. Avokati nënvizon se kjo vizitë, pasi i është refuzuar disa herë, së fundmi, sipas tij, iu miratua në shkelje të protokollit mjekësor.
Në kërkesën zyrtare kërkohet transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim.
Frakdoon.com

