Ambasada Amerikane sqaron qytetarët për vizat: Sa kohë ju lejohet të qëndroni në SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.
Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”.
Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën “prano deri më…” në momentin e mbërritjes, jo nga data e skadencës së vizës.
“Kujtesë! Kohëzgjatja e qëndrimit të një vizitori ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara përcaktohet nga oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit në momentin e mbërritjes suaj, JO nga data e skadencës së vizës.
Reminder! The length of time an international visitor is allowed to stay in United States is determined by the Customs and Border Protection (CBP) officer upon your arrival, NOT your visa expiration date”, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë.

