AktualitetPolitikëTë fundit

Vengu në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes IDEF2025 në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë vizitës zyrtare në Turqi mori pjesë edhe në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes IDEF2025.

Vengu theksoi se kjo është një nga ngjarjet kryesore të teknologjive të mbrojtjes, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Vengu theksoi gjithashtu se ky panair është një mundësi e mirë për të parë nga afër zgjidhje të avancuara për tokë, det, ajër dhe siguri, duke hapur rrugë për investitorë të huaj në industrinë tonë të mbrojtjes.

Ai shtoi se, ky është një shans i mirë për AIM dhe KAYO për të përftuar eksperiencë të çmuar në organizime të tilla ndërkombëtare në të ardhmen, me mbështetjen e homologëve turq

“Një mundësi e mirë për të parë nga afër zgjidhje të avancuara për tokë, det, ajër dhe siguri, duke hapur rrugë për investitorë të huaj në industrinë tonë të mbrojtjes, si dhe një shans i mirë për AIM dhe KAYO për të përftuar eksperiencë të çmuar në organizime të tilla ndërkombëtare në të ardhmen, me mbështetjen e homologëve turq”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com