Shkon në 113 numri i të vdekurve nga uria në Gaza
Ministria e shëndetësisë në Gaza sapo ka lëshuar një deklaratë mbi numrin e personave që raportohet se kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi regjistroi dy vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes në 24 orët e fundit – duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 113, tha ajo.
Më parë këtë javë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se popullsia prej 2.1 milionë banorësh e Gazës po përballet me mungesa të mëdha të furnizimeve bazë, kequshqyerja është “në rritje të shpejtë” dhe “uria po troket në çdo derë” në Gaza.
Fraksion.com

