IKMT nis largimin e gomisterive në shkelje të ligjit, në zonat urbane të Tiranës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion inspektimi në gomisteritë, që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës.
Ky aksion vjen në kuadër të respektimit të kritereve ligjore për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Konkretisht IKMT po inspekton dhe paralajmëron subjektet që gjenerojnë mbetje nga gomat e përdorura.
Sipas IKMT, fokus i aksionit janë gomisteritë që ushtrojnë aktivitet në zonat urbane të Tiranës, duke zënë hapësira publike, ndotur mjedisin dhe rrezikuar sigurinë e këmbësorëve.
Sot, IKMT ka nisur ndërhyrjen për largimin e këtyre subjekteve në shkelje të ligjit.
Aksioni synon rikthimin e hapësirave të pastra, të lira dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.
Fraksion.com

