60 mijë faqe, zgjerohet dosja “Veliaj”. Të pandehur 30 persona, shoqëri tregtare e OJF
Gjashtë muaj nga dita ku u arrestua në zyrën e tij të punës me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u njoh me akuzat në paraburgimin e Durrësit.
Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 8 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e paligjshme e sendeve në burg.
Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij.
Nën akuzë janë vënë familjarët dhe vartës të Ajola Xoxës. Në telashe me drejtësinë është edhe Fatjon Baçi, polic i burgjeve, me telefonin e të cilit Erion Veliaj zhvoilloi disa biseda gjatë transportit nga paraburgimi i Durrësit drejt Apelit.
Dëshmia e Baçit ka nxjerrë në dritë një detaj interesat ku Veliaj përpiqej të dilte nga burgu dhe të kandidatonte si deputet për t’i shpëtuar drejtësisë. Në total në kuadër të kësaj dosje me rreth 60 mijë faqe me të dhënat, janë 30 persona, shoqëri dhe organizata jo fitimprurëse.
Kryebashkiaku i Tiranës, është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar me urdhër të SPAK deri më tani. Çështja e tij shihet si një test për reformën në drejtësi..
Fraksion.com
Fraksion.com

