AktualitetTë fundit

U mor e pandehur nga SPAK, i komunikohen zyrtarisht akuzat Ajola Xoxës

Ajola Xoxa është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’u njohur zyrtarisht me akuzat, së bashku me bashkëshortin e saj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, edhe biznesmeni Elman Abule është marrë zyrtarisht i pandehur për pastrim parash.
Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com