‘Infermieret tona nuk kanë energji të mjaftueshme për të qëndruar në këmbë’, thotë mjekja kanadeze në Gaza
Një kirurge ortopedike në spitalin Nasser në Gazën jugore i thotë kanalit BBC News se kequshqyerja në Rrip po dëmton rikuperimin e pacientëve të saj nga operacioni.
Duke qenë e vendosur në Khan Younis për tre javët e fundit, mjekja kanadeze Deirdre Nunan përshkruan se ka parë “rezultate që janë shumë më të këqija nga sa do të prisnim normalisht”, ndërsa plagët e pacientëve infektohen dhe refuzojnë të shërohen si rezultat i mungesës së ndihmës.
Dr. Nunan thotë se mungesa e ndihmës ka bërë që “edhe burrat dhe gratë e rritur që më parë ishin të shëndetshëm janë thjesht lëkurë e kockë këtu”.
Dhe ajo shton se mungesat po ndikojnë në performancën e stafit të spitalit, duke paralajmëruar: “Infermieret tona nuk kanë energji të mjaftueshme për të qëndruar në këmbë gjatë gjithë kohëzgjatjes së turnit të tyre.”
“As minimumet më themelore të standardeve për jetën njerëzore nuk po përmbushen këtu”, shton ajo.
Fraksion.com

