Humb jetën turistja holandeze, po zbriste me litarë shkëmbin për të shkuar në plazh
Një turiste ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi u rrëzua nga një shkëmb.
23-vjeçarja po zbriste shkëmbin për të zbritur në një plazh pranë Potamit.
Sipas informacioneve të siguruara e reja po mbahej me duar nga shoku i saj, i cili në një moment nuk ka arritur ta mbajë dot. Më pas e reja ka rënë 30 metra në shkëmb.
“Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi”, raporton policia.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com

