AktualitetTë fundit

Denis Brajoviç ekstradohet nga Dubai. Si e zbuluan përgjimet në SKY, ekzekutoi në 2020-ën Gjin Ndojin: M’u bllokua arma se doja t’i…

Denis Brajoviç, i kërkuar në Shqipëri për vrasje, do të ekstradohet në vendin tonë sot, një vit pasi u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Brajoviç akuzohet se ka ekzekutuar Gjin Ndojin, në 9 gusht të vitit 2020.

Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

Ndërsa Martinaj, në bisedën e bërë në aplikacionin ‘Sky ECC’, e pyeti atentatorin nëse ngjarja është transmetuar në televizion.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com