AktualitetPolitikëTë fundit

“Pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?”, Shabani publikon dokumentin: Kur Adriatiku s’e mban fjalën…

Kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me debatin mbi mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, i fituar në Tiranë dhe i pretenduar nga Adriatik Lapaj.

Shabani u shpreh se “Shqipëria Bëhet”pretendon se premtimi i Lapajt për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit, por thotë se as premtimi i kandidatëve të listës së mbyllur nuk ka qenë i tillë.

“SHB pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.
Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut?
Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?

Për ata që janë të interesuar, më poshtë gjeni marrëveshjen e nënshkruar. Aty nuk thuhet askund që kandidatët e listës së fiksuar janë të detyruar të japin dorëheqjen. As për Zeqirin, as për ndonjë tjetër.
Por është fakt që 46 kandidatë të listës së fiksuar dhanë fjalën e tyre që do të dorëhiqeshin për t’u hapur rrugë kandidatëve të listës së hapur.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com