AktualitetTë fundit

Makina e përmbysur poshtë rrugës Viktima e aksidentit në Peshkopi punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkop, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Drejtuesi i mjetit   që fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe në gjendje kritike për jetën, ndërroi jetë rrugës drejt  siptalit te Traumës në Tiranë.

Mësohet se ai  është shtetasi Bledar Spahiu,  dhe se  ishte punonjës i ADZM Dibër i cili  ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com