AktualitetKosovaTë fundit

Kurti: VV ka dhënë ofertën ndaj NISMA-s, flasim kur finalizohen bisedimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se LVV ka dhënë ofertën e vet ndaj NISMA-s për konstitutiv të Kuvendit, teksa s’ka dhënë detaje më shumë. Ai ka thënë se do të ulen sërish të bisedojnë me Fatmir Limajn.

“Me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, kemi zhvilluar një takim pardje me ç’rast kemi diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë. VV ka shprehur jo vetëm interesimin por edhe bashkëpunimin e gatishmërinë për të bashkëqeverisur me NISMA-n dhe në përputhje me këtë kam bërë edhe ofertë konkrete në mënyrë që gjithçka të mbyllet sa më shpejtë dhe ta kemi konstituivin e Kuvendit dhe qeverinë e re”,

Ai ka thënë se takimet ende nuk janë përmbyllur.

“Për hollësitë e përmbajtjes së ofertës sonë, që do të duhej të rezultoi me marrëveshje, mund të flasin vetëm atëherë kur bisedimet janë finalizuar me atë marrëveshje. Është për të ardhur keq që konstituivi i Kuvendit të Kosovës po vonon nga data 9 shkurt”, ka thënë ai.

Në ndërkohë sot u shënua dështimi i 50-të i seancave konstitutive të Kuvendit të Kosovës.

Kush sa vota i ka?

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./kosova.info

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com