AktualitetEkonomiTë fundit

Bllokohen 63 tonë produkte pa faturë

Aksioni kombëtar për formalizimin dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore, i shtrirë tashmë në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë, po vijon me intensitet të lartë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë 9 ditëve nga nisja e aksionit janë ushtruar 151 kontrolle dhe janë bllokuar 63 tonë produkte bujqësore e blegtorale pa faturë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka apeluar tatimpaguesit për zbatimin e ligjeve tatimore, duke kërkuar lëshimin e faturave fiskale në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.

Ky aksion është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Financës dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe strukturave përkatëse, për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të forcuar kontrollin mbi sigurinë ushqimore.

Objektivi kryesor është garantimi i përfshirjes së fermerëve në tregun formal, duke siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, faturimin tatimor dhe identifikimin e prodhuesve me NIPT.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com