AktualitetPolitikëTë fundit

“350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument”, Berisha: Janë dorëzuar në një vend të administruar nga ish-deputeti i PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, lëshoi akuza në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit 2025, të cilin e cilësoi si “një farsë elektorale” që, sipas tij, ka shkatërruar themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

“Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi”, deklaroi Berisha.

“A janë marrë 350 kuti votimi më 12 apo 13 prill nga magazinat e KQZ-së në Farkë? A ka firmosur Celibashi për dorëzimin e tyre te persona të caktuar? A ka dijeni për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe transportimin në një ambient të administruar nga një ish-deputet socialist?”, ishin disa prej pyetjeve që Berisha kërkoi t’u jepet përgjigje.

 

Ai i bëri thirrje Celibashit që të dorëzojë menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë së magazinave të KQZ-së, siç është kërkuar nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Sipas tij, përpjekja për të transferuar përgjegjësinë te një agjenci tjetër shtetërore sigurie është “qesharake dhe e pabesueshme”.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com