AktualitetPolitikëTë fundit

“Ambasada të mos komentojë legjitimitetin e zgjedhjeve, vetëm urim fituesit”/ Berisha për urdhrin e Rubios: Ramës nuk ka kush t’i shkruajë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera.

Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.

Sakaq shtoi se një gazetar i akredituar nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira.

Por për një vend anëtar të NATO-s, që zhvillon farsë elektorale dhe që nuk merr dot- se po ta lexosh të plotë atë udhëzim, thotë që sekretari Rubio uroi presidentin e këtij vendi për fitoren, uroi kryeministrin e një vendi tjetër për fitoren, po Edi Ramës nuk ka kush t’i shkruajë. Nuk mori asnjë urim.

Unë e kuptova se mjafton të lexosh mediat e tij se si u gëzuan nga deklarata. U gëzuan, u hodhën përpjetë me kryeartikuj, mirëpo harruan se me atë më ndihmuan mua se ata provuan se farsa ka ndodhur por nuk do na thotë kush gjë.

Jo, nuk është e vërtetë. I pyetur, nga njëri prej gazetarëve më seriozë, i akredituar në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti i Shtetit iu tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira. Kaq është. Pra jo vetëm që nuk erdhi urimi, por u tha që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira.Kështu që ky është komenti im.”, u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com