Zbardhet plagosja me armë në Sarandë! Shpallen në kërkim 4 persona
Policia ka dokumentuar plotësisht ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku dy shtetas mbetën të plagosur. Hetimet e deritanishme kanë çuar në shpalljen në kërkim të katër personave, mes tyre edhe autori i dyshuar i të shtënave.
Sipas burimeve zyrtare, të shpallur në kërkim janë Erjon Canaj, Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Ramadan Zoto. Ky i fundit dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, duke i plagosur rëndë të dy. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit mes palëve
Pas të shtënave, të plagosurit u transportuan me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të kryera nga policia, në trupin e Gëzim Hajdarajt u gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” me një krehër që përmbante 9 fishekë. Për këtë arsye, ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
Fraksion.com

