Aksioni për hapësirat publike: Lirohen 17 mijë m² në Tiranë
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më tani, e premte, 18 korrik, sipas të dhënave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), janë liruar plot 17 mijë e 334 metra katrorë hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme.
Në kryeqytet ky operacion është fokusuar fillimisht në akset kryesore, por pritet të shtrihet në të gjitha lagjet dhe zonat periferike.
Kështu:
2.Janë realizuar 352 çmontime vullnetare nga subjektet përkatëse;
Kjo nismë vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, i cili pas vizitave në disa bashki të vendit, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e hapësirave publike, si dhe një “rifreskim” të administratës vendore.

