Urdhri i Ramës për drejtorët e bashkive në vend : Vijojnë dorëheqjet
Lëvizjet në administratat vendore, të nxitura pas thirrjes për riorganizim nga qeveria, kanë përfshirë tashmë edhe bashkitë e jugut të vendit, me zhvillime të ndryshme në varësi të vendimmarrjeve lokale.
Në Bashkinë e Delvinës, është regjistruar një dorëheqje e plotë e strukturës drejtuese, ku nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e tyre nga detyra.
Në të kundërt, në Bashkinë e Finiqit, nuk është kërkuar asnjë dorëheqje.
Gjithashtu pas urdhrit të Kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit.
Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 Administratorët dhe Nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen.
Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër.
Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorët e njësive si dhe një Nënkryetar pasi Nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish kryetarit Agron Malaj i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Nuk ka shkarkime sa i përket drejtorëve pasi në vjeshtë Bashkia Mat do të ketë zgjedhje të parakohshme për zgjedhje të kryetarit të ri për Bashki.
Po ashtu, pas dorëheqjes se 9 administratorëve të bashkisë Gramsh dje, sot kane dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e bashkisë dhe përgjegjësit në varësi të tyre.
Sa i përket nënkryetarëve, njëra është e sapo emëruar, një muaj në detyre, ndërsa nënkryetari tjetër ësht5ë në prag pensioni.

