AktualitetTë fundit

Pas dorëheqjeve, Bashkia Shkodër njofton hapjen e konkursit për vakancat

Bashkia Shkodër ftoi sot të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore.

Përmes një thirrjeje të hapur, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci u shpreh se “sot, dyert e bashkisë janë të hapura për të gjithë, për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake”.

“Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë: Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al”, tha Beci.

Po ashtu ai u shpreh se të interesuarit mund të aplikojnë për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al.

“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën”, tha Beci.

Pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme, në bashkinë e Shkodrës ka nisur tashmë edhe procesi i rekrutimit për vendet vakante.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com