AktualitetPolitikëTë fundit

“Konfiskim i qumështit pa faturë”, Rama: Shteti palë edhe në furnizimin me barna. Rol të ri në ekonomi

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se shteti do të marrë një rol të ri dhe më aktiv në ekonominë kombëtare, duke nisur me sistemin e furnizimit me barna, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

“Gjithë sistemi i furnizimit me barna do të pësojë ndryshim, me shtetin si palë dhe protagonist,” deklaroi Rama gjatë një komunikimi publik. “Ka ardhur koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit në ekonomi, duke u bërë palë aktive.”

 

“Ky është vetëm hapi i parë,” tha Rama, duke njoftuar se ka nisur një aksion për konfiskimin e qumështit dhe produkteve të bulmetit që tregtohen pa faturë dhe pa garanci sigurie, një shqetësim i madh sidomos në kushtet e temperaturave të larta të verës.

Sa i përket sigurisë ushqimore, inspektorët e AKU përballen me provim me gojë dhe shkrim dhe hapjen e mundësisë të të tjerëve për tu përfshirë në agjenci. Ky është vetëm hapi i parë. Ka nisur aksoni për konfiskimin e qumështin dhe bulmetit pa faturë, pra pa siguri ushqimore aq më tepër në këto temperatura të larta

Ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më këtë rreptë të sigurisë ushqimore.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com