AktualitetTë fundit

Forca Detare shpëton 3 persona në Gjirin e Gramës

Forca Detare finalizoi me sukses një operacion të vështirë shpëtimi, pasi një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë në afërsi të Gjirit të Gramës, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), operacioni SAR u përmbyll me sukses.

Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Veliera u rimorkua me sukses dhe u ankorua në portin e Himarës

Ministria e Mbrojtjes thekson se, shpëtimi i jetës në det mbetet prioritet absolut i Forcës së Sigurisë Detare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com