AktualitetTë fundit

U mbyt pasi shpëtoi dy turistët, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i kapitenit Arben Anamali

Pas rreth 48 orësh kërkime intensive, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja në liqenin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në mëngjes, kur 15 turistë të nisur nga Shiroka vendosën të hynin në ujë për të notuar, pavarësisht paralajmërimit të kapitenit për rrezikun që paraqiste era e fortë nga veriu.

Trupi i tij u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me angazhimin e forcave lokale dhe njësive të specializuara në kërkim-shpëtim.

Arben Anamali ishte punësuar si kapiten nga Bashkia e Shkodrës më 1 maj 2024, në kuadër të nisjes së aktivitetit turistik me anijet “Buna” dhe “Drini”, duke dhënë ndihmesën e tij në promovimin e turizmit në liqenin më të madh të Ballkanit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com