AktualitetPolitikëTë fundit

Rrezikohet mandati i Lapajt në Parlament/ Kandidati i Nismës Shqipëria Bëhet kërkon kopjen e dorëheqjes, sigurohet dokumenti

Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt për të hyrë në Parlament në shtator.

Fituese e mandatit të Nismës Shqipëria Bëhet në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj.

Që ai të hyjë në Parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin.

Në një letër drejtuar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi Kordhoni kërkon një kopje të dorëheqjes së tij.

“Unë Zeqir Kordhoni jam deputet i partisë “Nisma Shqipëria Bëhet”, kam mësuar se Partia “Shqipëria Bëhet” ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një ko[-je të saj”, shkruhet në letrën e Kordhonit.

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com