AktualitetTë fundit

Proda: Parkimi i dyfishtë jo më “shkelje e lehtë”, por vepër penale

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda paralajmëroi sot drejtuesit e automjeteve se parkimi i dyfishtë në rrugët e vendit nuk do të konsiderohet më si një vepër e lehtë administrative.

Sipas Prodës, ky fenomen i rrezikshëm duhet të zhbëhet me çdo kusht pasi cenon sigurinë e qytetarëve.

Proda theksoi se shkelësit e rregullave rrugore me parkimin e dyfishtë, sipas nenit 293 të Kodit Penal rrezikojnë të dënohen me gjobë ose burgim deri në tre vjet.

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

“Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj”, tha Proda.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com