AktualitetTë fundit

Vazhdojnë kërkimet: 51-vjeçari hero, u mbyt në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar jetën e dy të huajve

Policia e Shkodrës, me grupin e palombarëve, po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të Arben Anamalit, kapitenit të anijes, që u fut për të shpëtuar dy turiste në liqen dhe u mbyt vetë.

Mësohet se turistet janë futur për te bere not dhe, për shkak të rrymave të liqenit, kanë pasur probleme dhe kanë rrezikuar të mbyten. Sapo i ka vënë re, Anamali është hedhur në ujë për t’i ndihmuar. Ai ka arritur t’i afrojë dy izraelitët deri tek varka dhe më pas është zhdukur në ujë. Dyshimet janë se, për shkak të lodhjes, 51-vjeçari ka pësuar komplikacione shëndetësore në ujë dhe është mbytur.

Grupet e palombarëve të policise po vijojnë kërkimet në liqen, por nuk kanë gjetur ende trupin, duke qenë se ngjarja ka ndodhur shumë larg bregut. Pjesë e kërkimeve janë edhe punonjësit e bashkisë së Shkodrës pjesë e të cilit ishte 51 vjeçari

Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira,” shkruan kryebashkiaku Benet Beci.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com