AktualitetTë fundit

U gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se u rrëmbye dhe u vra, identifikohet 23-vjeçari

23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit është identifikuar si Renis Dobra.

I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij dhe pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mat.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas policisë.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com