Plagë në trup dhe fyti i nxirë: Detaje tronditëse nga vrasja e 23-vjeçarit në Mat, kamerat e sigurisë fiksuan një automjet që ndiqte viktimën
Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra në Ulëz të Matit.
Gazetari Enver Doçi raporton se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.
Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30 të ditës së djeshme, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeçarin.
Burime për gazetarin Doçi bëjnë me dije se dyshohet që i riu është rrëmbyer.
Fraksion.com

