AktualitetTë fundit

“Jemi në tokën tokë”, Tensione në Theth. Banorët përplasen me policinë, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe autoriteteve.

Gjatë nisjes së shembjeve, IKMT është përballur me kundërshtimin e ashpër të banorëve lokalë. Banorët kanë reaguar me zemërim, duke kundërshtuar ndërhyrjen dhe duke u shprehur se janë duke mbrojtur pronat e tyre.

Në pamjet filmike shihen përplasje fizike dhe debate të ashpra me policinë. Banorët deklaruan se janë në tokën e tyre.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com