Sulmohet anija tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët
Një organizatë detare britanike ka raportuar se ka marrë njoftime për një sulm ndaj një anijeje tregtare në brigjet e Jemenit, incidenti i parë i tillë në disa muaj.
“Anija u sulmua nga disa anije të vogla, të cilat hapën zjarr me armë dhe granata. Ekipi i armatosur i sigurisë iu kundërpërgjigj zjarrit dhe situata është ende e paqartë”, tha UKMTO.
Huthitët ranë dakord në fillim të majit të ndalonin sulmet ndaj anijeve detare amerikane në Detin e Kuq pas më shumë se një muaji bombardimesh amerikane.
Në atë kohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha: “Kjo kishte të bënte gjithmonë me lirinë e lundrimit. Ky ishte një grup individësh me armë që po kërcënonin tregtinë globale dhe qëllimi ishte t’i jepej fund kësaj.”
Megjithatë, Huthitët nuk u zotuan konkretisht për të ndaluar sulmet ndaj anijeve të tjera në zonë. Ata gjithashtu kanë vazhduar të sulmojnë Izraelin me raketa në mbështetje të popullsisë palestineze në Gaza.
Fraksion.com

