AktualitetTë fundit

Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës, emërohen drejtuesit e rinj

Pas shkarkimit të dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, për shkak Laert Haxhiut i burgosur i sigurisë së lartë iu gjet telefon, emërohen dy drejtues të rinj në këtë burg.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se sipas burimeve të saj, ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar si drejtor në këtë burg Lorent Nakon.

Ndërkohë, shef i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Kocibelli.

Laert Haxhiu konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet duket se kanë indicie edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com