Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune
Të dhënat mbi popullsinë në moshë pune (15–64 vjeç) në Shqipëri gjatë viteve 2010–2025 tregojnë një prirje të fortë rënëse, veçanërisht në vitet e fundit, duke i bërë më të forta shqetësimet për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit.
Nga viti 2010 deri në vitin 2019, popullsia në moshë pune ka qenë relativisht e qëndrueshme, duke u luhatur midis 1.94 dhe 1.98 milionë banorë. Ndonëse kishte lëvizje demografike dhe emigracion, ndikimi mbi numrin e përgjithshëm të popullsisë në moshë pune nuk ishte kaq dramatik.
Në vitin 2025, popullsia në moshë pune ra në 1,504,570 persona që përfaqëson një tkurrje totale prej 38 mijë personash në një vit dhe mbi 444 mijë në krahasim me vitin 2012, më i miri me numrin më të lartë të regjistruar 1,979,908 persona.
Të dhënat zyrtare për periudhën 2015–2025 tregojnë tkurrje të ndjeshme të popullsisë në të gjitha grupmoshat aktive, me rënie veçanërisht të theksuar te të rinjtë që sapo hyjnë në tregun e punës.
Rënia në këtë grup është shumë alarmante dhe tregon për një mungesë të afërt të fuqisë së re punëtore në vend. Edhe në mesin e grupmoshave 45–54 vjeç vihet re një rënie e dukshme, duke sinjalizuar mungesë të qëndrueshmërisë afatmesme të forcës së punës.

