AktualitetTë fundit

Mbërrijnë në gjykatën e Fierit të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të zhvilluar më 2 korrik, në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum”,

Bëhet fjalë për drejtorin kinez, Hong Ping Xiao dhe ish – administratorin, Leonidha Çobo.

Ata do të dalin sot, më 5 korrik 2025, para trupit gjykues, ku do të japin dëshminë e tyre pranë trupit gjykues dhe do të njihen me akuzat.

Janë pesë vepra penale që po hetohen pas dyshimeve se janë kryer nga “Bankers Petroleum”: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, por vetëm nëntë prej tyre janë ekzekutuar. Këto masa vijnë pas një hetimi gjashtë mujor, me metoda pro-aktive, që përfshijnë përgjimet ambientale dhe telefonike.

Sakaq, gazetarja raporton se brenda këtij afati kohor 10-vjeçar, “Bankers Petroleum Albania”, nuk ka paguar taksat në vlerë 110 milionë euro.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com