AktualitetPolitikëTë fundit

“Komb i vogël, me zemër të madhe”, Bushati fton Sekretarin Rubio për vizitë në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, ka zhvilluar një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të cilin e ka ftuar zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjete sociale, Bushati publikoi një foto me sekretarin Rubio dhe e cilësoi atë si një “mik të shqiptarëve”, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“E ftova Sekretarin Rubio të vizitojë Tiranën – Portën e Ballkanit për SHBA – për dy arsye: Së pari, sepse Shqipëria është një sukses i diplomacisë amerikane, duke kaluar nga një diktaturë komuniste në një ndër vendet më pro-amerikane dhe pro-NATO në Europë. Së dyti, sepse jemi një komb i vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza, me një mesazh për më shumë dashuri dhe shërbim me përulësi në rrugën drejt BE-së”, shkroi ambasadori.

Bushati u shpreh se, Rubio e pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë, duke vlerësuar kontributin e saj në NATO, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në samitin e Hagës.

Ambasadori e përmbylli postimin me një mesazh për 4 Korrikun, duke e quajtur këtë ditë jo vetëm si Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, por edhe si “Deklaratën e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë botën”.

“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të kryeministri Rama e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për SHBA, për dy arsye:

Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan dhe pro NATO kudo.

E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në BE “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.

Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agjendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë Botën tonë”, shkroi Bushati në postimin.

 

Ftalsion.comë

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com