AktualitetPolitikëTë funditUncategorized

“Çfarë do bëj në parlament do e tregojë koha”., Zeqine Çaushi falënderon Bardhon për mandatin e deputetes: Je fisnike!

Zegjine Çaushi arriti të fitojë mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë në qarkun e Fierit, pasi kandidatja e PS-së, Maldrita Bardho vendosi të tërhiqej.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Çaushi shprehu një falënderim përmes një mesazhi për kolegen e saj, e cila i la detyrën si deputete në Kuvend.

“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Çaushi.

Çaushi vijoi më tej duke theksuar se “unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha”.

“Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’po dinë të të heqin qafe”, tha ajo.

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com