AktualitetTë fundit

Vlora nuk gjen “qetësi” – Policia bashkiake zbarkon në lagjen “Muradie” për lirimin e hapësirave publike

Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime, por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër “Muradie”.

Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.

Kaq ka mjaftuar që të hapë urdhër për lirimin e hapësirës publike në “Muradie” nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj.

Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha sendeve që zënë rrugën.

Madje mësohet se Rama ka dhënë edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com