Rama “ngre në këmbë” edhe ministrat, ju cakton punët në Tiranë
Në mbledhjen e sotme në selinë rozë, kryeministri Edi Rsma ka ndarë detyrat për kryeqytetin.
Puna në bashkinë Tiranë do të ndahet në blloqe, me përfaqësues të këtij institucioni, deputetë dhe ministra.
Siç raporton ministrat do të kenë rol më të shtuar, sepse duhet të ndihmojnë me problematikat. Përshembull, në rast se ka probleme me financat, ndërhyn Ministria e Financave, me ujësjellësin ajo e Infrastrukturës, e me radhë.
Për hapësirat publike do kujdesen posaçërisht kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë Anulea Ristani dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.
Për problematikat me trafikun, do të angazhohet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm.
Mësohet po ashtu se kreu i qeverisë u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që të angazhohen në terren duke takuar qytetarët. Takimin e radhës e ka caktuar 2 javë më vonë.
Fraksion.com

