AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon rinumërimi për qarkun e Durrësit: PD humb 18 vota, PS 5

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Durrësit, si pjesë e verifikimeve paszgjedhore nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

Sipas rezultateve zyrtare, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.

Ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve, por vijnë si pjesë e një procesi transparence dhe kontrolli për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu ka përfunduar edhe procesi i rinumërimi të kutive të diasporës për qarkun e Durrësit.

Nga zarfet e emigrantëve, PD-së i shtohen 15 vota pas rinumërimit, ndërsa PS-së 11 të tilla.

Sa i përket disa prej kandidatëve të listave të hapura, Arjan Ndojës së PD-ASHM i hiqen pas rinumërimit 88 vota që nuk i takonin, ndërsa Aulon Kalasë i shtohen 11 vota.

Ky i fundit ishte renditur në listat e hapura poshtë Ndojës, pas daljes së rezultateve.

Megjithë 11 votat e shtuara Kalaja nuk i merr dot mandatin e deputetit Arjan Ndojës për PD-në në qarkun Durrës.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com