61 vjetori e gjen Edi Ramën në punë. Zbulohet dhurata që mori në selinë rozë
Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes.
Kolegët dhe bashkëpunëtorët i kishin rezervuar një surprizë simbolike. Rama u prit me duartrokitje dhe një buqetë me lule, në shenjë urimi dhe vlerësimi për udhëheqësinë e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë shqiptare.
Sot kreu i qeverisë nuk ka ndalur angazhimet politike. Kjo ditëlindje e gjeti në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, duke e kaluar mëngjesin e ditëlindjes në selinë rozë të Partisë Socialiste.
Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.
Rama kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë dhe do të zbresin në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.

