AktualitetPolitikëTë fundit

Zjarri në landillin e Elbasanit në Kuvend/ Opozita kërkon debat, Tabaku: Të mbahet përgjegjësi! Spiropali: Mos bëni propagandë, ndiqni Rregulloren…

Ka nisur sot seanca plenare ne Kuvendi, e fundit për këtë legjislacion.

Opozita ka kërkuar që në seancë të kishte një debat në lidhje me atë që ndodhi në Elbasan, ku fusha e landfillit të inceneratorit mori flakë, duke djegur malin me plehra dhe duke vën ënë rrezik jetën e banorëve me tymin toksik që u lëshua në ajër.

E para që bëri një kërkesë të tillë ishte Zheni Gjergji, që u mbështet më pas edhe nga deputetja Jorida Tabaku.

Tabaku kërkoi që si Kuvendi, si Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, të mbajnë përgjegjësi në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë si dhe pse vijojnë të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Jorida Tabaku: Kam drejtuar dhe një komision hetimor, në emër të grupit të PD kemi kërkesë për një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E kemi nisur këtë diskutim në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon. Ministri i Financave duhet të japë llogari për pagesat e inceneratorëve. Skandal mjedisor që agravohet, nëse nuk diskutojmë për këtë, për çfarë do diskutojmë?

Elisa Spiropali: Bëni kërkesë sipas rregullores dhe jo duke u ngritur sot për propagandën e ditës

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com