“Më 11 maj, farsë zgjedhore”, Gjekmarkaj: E keqja është manipulimi i zgjedhjeve. Berisha është goditur politikisht
Ai thekson se në Shqipëri nuk do të ketë më zgjedhje të lira, ndërsa opozita mbetet institucioni i vetëm demokratik legjitim. Gjekmarkaj nënvizon goditjen politike ndaj Sali Berishës dhe sistemin e korruptuar që bashkon shtetin me pushtetin.
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj në parlament: Më 11 maj kishte farsë zgjedhore. Gjithçka e keqe qëndron tek manipulimi zgjedhor. Në këtë vend nuk do ketë asnjëherë më zgjedhje të lira. Opozita me gjithë goditjet, sot është i vetmi institucion demokratik legjitim. PD ofroi ide, ne shkuam në zgjedhje për të rikthyer besimin tek demokracia.
Shteti dhe pushteti u bënë bashkë. Sistemi është ngritur mbi korrupsionin. Berisha u godit politikisht, u godit një histori për të ngritur një kult. Mos u gëzoni se nuk do të dorëzohemi. Në këtë sfidë, kishte një dritë në tunel. Ishte fitorja e PD në Lezhë. Unë si drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës, falënderoj qytetarët në këtë qark. PD është partia e idealeve të 1991, ne nuk do dorëzohemi.
Fraksion.com

