AktualitetPolitikëTë fundit

“Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon”, deputetët e PD: Zjarri u vu për zhdukjen e provave të inceneratorit

Në seancën e sotme plenare, deputetët demokratë kanë sjellë problematikën e shkaktuar nga zjarri katastrofik në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan.

Zheni Gjergji – Një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit, pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, që nuk ka funksionuar asnjëherë.

Qani Xhafa – Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon mbi çdo lloj procedure që ka ky Kuvend. Fusha e mbetjeve është kthyer në një metalurgji të dytë. Një ditë pasi Prokuroria thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë dhe punonjës të inceneratorit, pikërisht për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Unë e kam paralajmëruar më herët që aty në Elbasan do të bëhet katastrofë mjedisore. I bëj thirrje qeverisë që ai vendgrumbullim të bllokohet dhe të gjendet në vend i përshtatshëm për mbetjet.

Elisa Spiropali: Bëni kërkesë sipas rregullores dhe jo duke u ngritur sot për propagandën e ditës.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com