Shifra e falsifikuar është firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit, çka nënkupton bashkëpunim të gjerë dhe të organizuar në manipulimin e vullnetit të qytetarëve.

Shtimi i 831 votave për Ceno Klosin nuk është thjesht gabim teknik apo njerëzor – është një krim elektoral i mirëorganizuar, që minon thelbin e demokracisë.
Kjo është një “masakër zgjedhore”, për të cilën nuk mund të ketë heshtje, as justifikim dhe as amnisti morale apo ligjore.

SPAK ka për detyrë dhe përgjegjësi ligjore të mos vonojë asnjë ditë. Duhet të nisë hetimin penal ndaj këtij rasti dhe të zbardhë përgjegjësinë e plotë, që nga komisionerët që kanë firmosur, e deri te përfituesi i votave të falsifikuara. Hetimi duhet të nisë edhe nëse asnjë subjekt zgjedhor nuk bën kallëzim për arsye të ndryshme – mosinteresim, frikë apo pazare politike – sepse fakti është i dokumentuar dhe mjaftueshëm i rëndë.

Në një kohë kur besimi te vota është i brishtë dhe demokracia ende në provë, heshtja do të ishte bashkëfajësi. Zgjedhjet nuk mund të jenë pazar shifrash, por pasqyrë e vullnetit real të qytetarëve. Dhe kur kjo pasqyrë thyhet, drejtësia duhet të ndërhyjë menjëherë!/ballkanweb