AktualitetBota+Të fundit

Reagon Hamasi pas propozimit të Trump: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, por vetëm nëse ndalet lufta në Gaza

Hamas deklaroi të mërkurën se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje për armëpushim me Izraelin, por këmbëngul që çdo marrëveshje duhet të çojë në përfundimin përfundimtar të luftës në Gaza.

Sipas agjencisë AP, zyrtari i Hamasit Taher al-Nunu u shpreh se grupi është “gati dhe serioz për të arritur një marrëveshje” dhe shtoi se Hamas është “i gatshëm të pranojë çdo iniciativë që qartë çon në përfundimin e plotë të luftës”.

Këto deklarata vijnë disa orë pas prezantimit të një propozimi të ri për armëpushim, të mbështetur nga SHBA, të cilin ish-presidenti Donald Trump e bëri publik më herët gjatë ditës. Megjithatë, Hamas nuk e ka pranuar zyrtarisht planin, duke e kushtëzuar çdo hap të mëtejshëm me përfundimin total të ofensivës në Gaza.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përpjekjet diplomatike për ndalimin e luftimeve vijojnë intensivisht.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com